Kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami, ka vlerësuar lartë punën e Gjokajt, anëtar i jashtëm i kësaj Akademie, i cili kishte kontribuar edhe në edukimin e gjeneratave të para të artistëve të rinj gjatë kohës sa ishte pedagog në Degën e Arteve Figurative në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.
“Vdekja e maestros Gjelosh Gjokaj është para së gjithash humbje e madhe për familjen, për miqtë, për artistët, për njeriun që e përfaqësoi kulturën dhe artin shqiptar denjësisht anekënd botës, për njeriun e urtë dhe dashamirës, humbje për miqtë dhe kolegët e tij në Kosovë, por edhe për ne në Akademi që e njihnim dhe e çmonim shumë”, theksoi kryetari Islami.























