Njoftohet se Policia e Shtetit po vijon aksionin antikanabsi të shtrirë në të gjithë vendin.
Përgjatë 24 orëve të fundit, raportohet për asgjësim të mijërave rrënjë marijuane. Konkretisht:
Memaliaj
U asgjësuan në 16 parcela me një total prej 3 100 bimë të dyshuara kanabis sativa, ndersa në Kalivaç u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë. Në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë
Përmet dhe Këlcyrë
Në këto zona janë asgjësuar 1777 bimë kanabis
Bulqizë
Në Bulqizë, ku janë asgjësuar me anë të djegies 1250 bimë
Durrës dhe Krujë
Gjatë ditës së djeshme policia ka goditur një tjetër rast, ku ka bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e 2200 bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Mali Kurcaj”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 2 000 bimë. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Përroi i Bizës”, Ishëm, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 200 bimë narkotike.
Asnjë i arrestuar. Kultivuesit çuditërisht që të gjithë janë larguar në drejtim të paditur, por po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vështirë të besohet shprehja; “Policia është me ne” nëse dëgjon deklarimet e Ministrit Tahiri.





















