Asamblesitët e Gjilanit përmes një deklarate publike, e konsiderojnë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm ndalimin e Haradinajt, sepse sipas tyre, Haradinaj, e ka dëshmuar me gatishmërinë e tij për tu përballur me akuzat nga Tribunali i Hagës, dhe që në të dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësin në të gjitha akuzat.
Kujtojmë se Haradinaj është duke u mbajtur në Francë, ndërsa AAK-ja dje ka lëshuar një deklaratë për media ku e ka konsideruar ndalimin e tij politik.























