Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu dhe Avokati i Popullit Igli Totozani pritet të takohen sot për ankesat e shprehura nga qytetarët dhe zgjidhjen e tyre. Pas takimit, ata do të japin dhe një deklaratë për mediat.
Pranë Totozanit, javët e fundit, ankesat të shumta kanë ardhur nga qytetarët, të cilëve iu janë prishur shtëpi, lokale apo shkallë nga veprimtaria e INUK-ut për spastrimin e hapësirave publike.















