Koncerti do të zhvillohej në orën 19:00 vendore në oborrin e kryeministrisë një ditë përpara se Shqipëria dhe Serbia të masin forcat për kualifikuese e grupit “I” të Kampionatit Europian “Francë 2016” në stadiumin “Elbasan Arena”
Prania e artistëve shqiptarë nga Kosova nuk gjeti pajtimin e bashkimit me ta për një koncert të artistëve serbë.
Koncerti do të zhvillohej në oborrin e pasmë të selisë së Këshillit të Ministrave në Tiranë si një mesazh paqtimi, mirësie dhe fqinjësie në prag të lojës futbollistke Shqipëri-Serbi.
Artistët serbë u tërhoqën nga koncerti dhye sipas mediave serbe, arsyeja ka qenë se do të kishte të pranishëm edhe shqiptarë nga krahina e madhe etnike e Shqipërisë Verilindore, sot shteti i pavarur i Republikës së Kosovës.
Mediat serbe, sipas televizionit “Ora Neës” në Tiranë, raportuan se “shqiptarët edhe këtë herë artin donin ta ngatërronin me politikë, duke u shprehur se shkak i anullimit është pikërisht fakti që në koncertin e miqësisë do të vinin edhe artistë nga Kosova”.
Sipas të njejti burim medial, “këngëtarët mësohet se janë rekomanduar nga qeveria serbe për të mos u bërë pjesë e koncertit në kushtet kur në të do të ishin edhe artistë nga Kosova”.
Koncerti do të zhvillohej në orën 19:00 vendore një ditë përpara se Shqipëria dhe Serbia të masin forcat për kualifikuese e grupit “I” të Kampionatit Europian “Francë 2016” në stadiumin “Elbasan Arena”.
“Mediat serbe bëjnë me dije se fillimisht koncerti ishte planifikuar të bëhej në Elbasan ku do të ishin vetëm këngëtarë serbë dhe shqiptarë, por më pas përfshirja e këngëtarëve kosovarë i dha sipas mediave serbe koncertit nota politike”-raportoi televizioni. Denion Ndrenika
















