• Latest
  • Trending
  • All

Artan Llabjani: “Asgjë nuk më ndalon për të realizuar ëndrrën e hershme…”

03/09/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 25 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Artan Llabjani: “Asgjë nuk më ndalon për të realizuar ëndrrën e hershme…”

03/09/2016
in Diaspora, Lajme, Udhetimi im

Si është e mundur që nuk është bërë as edhe përpjekja më e vogël për ekuivalentimin e diplomave të jurisprudencës së Kosovës me ato të Britanisë?

Kjo është pyetja që e shqetësonte avokatin Artan Llabjani, ndërsa po përpiqej t’u përgjigjej pyetjeve të studentëve të Kosovës që dëshironin të vazhdonin studimet në Londër. Ai u përzgjodh si koordinator i një projekti të Ministrisë së Diasporës së Kosovës për nxitjen e investimeve të Diasporës në Kosovë.
Ky është një ndër angazhimet e tij jashtë kohës së plotë ku punon si avokat në një ndër kompanitë më prestigjioze në zemër të Londrës.
Ai është një ndër shqiptarët model, sinonim i suksesit, i kurajës dhe vullnetit për realizimin vetvetësor dhe që natyrshëm përbën lajm historia e suksesit të tij.
E mbase kur ishte fëmijë as që e kishte menduar që një ditë ëndrrat e tij do të realizoheshin në kryeqytetin britanik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ishte vetëm 14 vjeç kur u gjen në këtë ishull, mjaftueshëm i fortë për të përballuar traumat e luftës dhe për të nisur një jetë të re si shqiptaro-britanik i devotshëm dhe as që mund të imagjinonte që një dite do të ishte në stacionin prestigjioz BBC, e mbase që do të ishe ai që do të ndihmonte vendlindjen e tij Kosovën, jo thjesht dhe vetëm për sjelljen e investitorëve britanikë, por natyrshëm duke u shndërruar në ambasadorin e shkëlqyer të vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Rrëfimin Artani e nis pikërisht nga ato momentet e para të mbërritjes në Manchester. Ky ishte vendi të cilin shkeli për herë të parë në Britaninë e madhe duke lënë pas një vendlindje që vazhdonte të digjej nga lufta. U strehua me prindërit motrat dhe tre vëllezërit ku më I vogli pati fatin të lindë ato ditë të vështira në mjediset e kampit.
‘‘Kujtoj kur zbritëm në Manchester, mbaj mënd që më pëlqeu vendi në kontaktin e parë që pata me të. Ndoshta e pashë, e ndjeva të paqtë ndaj dhe duhet ta kem dashur më shumë se Kosovën time atë kohë. Isha vetëm 14 vjeç, kujtoj edhe kur mamaja më solli në jetë një tjetër vëlla në mjediset e kampit. Ishte vërtet një ndër periudhat më të vështira, më traumatike,që kam kaluar në jetën time’’.
Pranvera sa kishte hyrë. Në kohën më të bukur të vitit iu desh të braktiste vendlindjen për një arsye që askush s’do ta dëshironte. Si një 14 vjeçar në atë kohë ai ruan ende në kujtesë vëmendjen e vullnetarëve në kamp për të dëgjuar historitë e tyre nga lufta, histori që askush nuk mund ti tregonte pa shpërthyer në lot me dënesë. Të gjithë ishin fëmijë nën 15 vjeç.
‘’ Më pas u vendosëm në Lancaster, qytezë në veriperëndim të Anglisë. Babain pas më pak se një viti ma kthyen në Kosovë. Si fëmija më i madh i familjes më duhej të kujdesesha për familjen time. Kisha një anglishte të reduaktuar shumë. S’dija nga tija nisja. E imagjinoni sa të vështirë e kishim të futeshim në përditshmërinë e jetës atje?’
Ndërkohë që ishin në pritje të përgjigjes nga Home Office 15 vjeçari në atë kohë gjeti një punë me kohë të pjesshme dhe u regjistrua në kolegj “full time” për të mësuar mirë gjuhën. Ai shumë shpejt u vlerësua për arritje të mira në mësime,gjë për të cilën kuptohet , punoi fort.
Pasi familja e tij u vendos me dokumenta të përhershme në UK Artani aplikoi në universitetin e Lancashire. Dega për të cilën do të studionte I riu ishte e ditur, drejtësi. Edhe gjatë studimeve të larta ai u dallua dhe u vlerësua si student më I mirë I vitit. Dhe për një student të dalluar rrugët për tu punësuar në profesion pa mbaruar ende studimet janë pa pengesa.
‘’Në vitin 2008, universiteti më rekomandoi në një firmë juridike në Londër për një intervistë pune si studenti më I mirë në kursin e drejtësisë. Gjatë praktikës aty shoqata e drejtësisë në Angli dhe Ëells më vlerësuan me bursë të plotë duke parë arritjet e mia në kushtet e mia familjare’’.
E kush nuk do të surprizohej nga një rast si ky I Llabjanit? Fakti që erdhi pa ditur asnjë fjalë në gjuhën e vendit ku dhe do të studionte, anglisht, dhe duke marrë paraysh arsyet pse Artani ishtë në Angli, nuk e penguan atë të dalë mbi vendasit për arritje të larta në studime. Të gjithë vëllezërit dhe motrat e Artanit mbajnë diploma Master apo PHD dhe punojnë në punë profesionale.
.
‘’Gjërat filluan të përmirësohen. Po mësoheshim pak nga pak me vendin dhe çdo gjë tjetër atje.
Rezultatet e larta në shkollë më shtynin akoma më shumë për të bërë më shumë. Pas meje edhe dy motrat dhe tre vëllezërit e mi po ecnin mirë më studimet e gjithashtu.”

Pasi mbaroi Universitetin Artani kreu dhe dy mastera në Mnachester dhe Londër. Për të dy iu dha bursë si student I mirë. Për Artanin busrat ishin një ndihmë e madhe dhe shtytje për të marrë çdo kualifikim për degën e tij të ëndërruar që herët.
Mamaja ishte ajo që lumturohej më shumë nga arritjete e të birit. Në vitin 2009 familja e tij ishte në BBC si shembull I mirë familjeje emigrante e suksesshme në zonë, pasi jo vetëm Artani por edhe dy motrat e tij dhe dy vëllezërit po ecnin mirë me studime.
Gjatë kësaj kohe mamaja kishte përgjegjësi të dyfishtë për mirërritjen e fëmijëve dhe rezultatet e tyre në mësime. I ati i Artanit shumë shpejt u kthyen në Kosovë, për të rindërtuar shtëpinë e shkatërruar gjatë luftës dhe për të hapur firmën e tij ligjire. Me babain vazhdon rrëfimin e tij 26 vjeçari komunikonim vetën në tel dhe në skype për ç’do arritje apo problem familjar tonin.
‘‘Na mungonte shumë babai, veçanërisht atë kohë fillimi. Kishim më shumë se kurrë nevojë për ta patur pranë për çdo gjë që mund ti duhet në familjeje me 6 fëmijë’’.

Kur gjërat ecin mirë edhe e kaluara traumatike venitet paralelsiht. Gjatë kësaj kohe veç punës në profesion si avokat në disa firma prestigjoze në Londër për të cilën paguhet Artani angazhohet edhe ne projekte vullnetare që konsistojnë kryesisht në të ndihmuarit e refugjatëve në botë’.
‘’Po vullnetarisht kam menaxhuar edhe disa projekte ndërkombëtare të sponsorizuara nga British Council.Kam dëshirën më të madhe të ndihmoj ç’do kosovar apo shqiptar që has vështirësi këtu në fushën e drejtësisë’’
Teksa me tregon për të gjitha këto Artani mundohet të flasë në shqip. Dhe në fakt e flet mirë po aq sa dhe anglishten. Është dëshirë e tij që ta ruajë gjuhën shqipe edhe këtu, tua transmetojë atë edhe pasardhësve si pjesë e identitetit të tij.
‘’Ruajtja e gjuhës tonë amtare është një vlerë shumë e rëndësishme që ne shqiptarët duhet të bëjmë me patjetër. Neglizhimi i gjuhës mëmë çon në humbje të identitetit,nga prindërit tanë, gjyshërit ose anëtarët e tjerë të familjes në vendin tonë në Kosovë dhe Shqipëri’. Është detyrë e jona të punojmë fort për ta ruajtur atë edhe për brezat e së ardhmes’’.
Dhe në fakt gjuha e vendit mëmë është dhurata më e bukur që mund ti bësh një brezi të ri I lindur e rritur në vend të huaj.
Asnjëherë familja e tij dhe vetë ai se humbën mallin për Kosovën , vendlindjen e tyre dhe gjithçka tjetër të bukur që lanë atje pa dashur, por të detyruar.
I mirëvendosur në Londër me punë dhe familje Artani tregon se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë vendlindja e tij. Do të mbetet vend I cili I ruan atij kujtimet më të bukura të fëmijërisë para lufte.
‘’Jam shumë krenar që jam shqiptar. Kjo më jep një ndjenjë të identitetit dhe krenarisë. Do të përdor të aftësitë e fituara në Angli për të ndihmuar Kosovën të integrohet plotësisht në botë’’.
Dhe nga njerëz të tillë të cilët kanë një qëllim të mirë në jetë dhe vazhdojnë të punojnë fort cilado qofshin rrethanat për ta arritur atë, një mesazh është I mirëpritur nga ç’do lexues veçanërisht I vlefshëm për ata të rinj që mendojnë se vështirësitë mund tua lënë ëndrrat në sirtar.
‘‘Ju drejtohem me zemër të gjithë shqiptarëve në Britani të Madhe dhe në mbarë botën: Jini krenarë për rrënjët nga vini dhe integrohuni në komunitetet në të cilat jetoni. Punoni së bashku për të ndërtuar mirë veten për shoqërinë dhe komunitetet të sigurta dhe të gjalla’’ Fjoralba Hysa

Post Views: 146
Tags: edi rama
Previous Post

Serbi: Nxënësi vrau shokun e vet

Next Post

Berisha: Rama do të shkojë në Beograd si këlysh i rrahur

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Berisha: Rama do të shkojë në Beograd si këlysh i rrahur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.