Ai ka thënë se gjykatat nuk mund të gjykojnë pa prova.
“Ky shtet është kah vuan prej korrupsionit, jam plotësisht i vetëdijshëm. Por unë kam vërejtur edhe nga ana e gjyqtarëve që shumë aktakuza vijnë të pakompletuara me prova dhe gjykata vendos vetëm në bazë të provave”, ka deklaruar Shala.
Shala tha se në Gjykatën e Apelit lëndët korruptive kanë përparësi, por ato sipas tij janë më të ndërlikuara selëndët tjera.
“Lëndët e korrupsionit kanë prioritet në këtë gjykatë dhe shumë pak presin në Gjykatën e Apelit, lëndët e korrupsionit janë shumë më të komplikuara sesa vjedhjet e pyllit”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se gjykatat po përballen me mungesë të profesionalizmit në punë nga ana e stafit administrativ, por edhe e vetë gjyqtarëve.
Kjo situatë sipas tij ka ardhur, pasi që për më shumë se një dekadë ka pasur punësime pa kurrfarë kriteresh.
Rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar jane njëri nga kriteret që duhet plotësuar për liberalizim vizash.
https://www.youtube.com/watch?v=hPMEQr-7z-Y?feature=oembed&w=640&h=360























