“Asnjë zyrtarë apo drejtor në Komunen e Prishtinës nuk është në gjendje ti merrë përgjegjësit e veta profesionale, por qdo her kërkesat apo problemet i kalojnë tek njëri tjetri. Po del se Komuna e Prishtinës është e kriminalizuar nga politika aktuale e tyre”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Zëri i duhur dhe i arsyjes është i heshtur nga të gjitha nivelet institucionale, arsimore, qerdheve, shkollave, mësuesve, arsimtarëve, profesorëve etj.
Pothuajse janë adaptuar apo lodhur nga kjo qeverisje DKA-Prishtinë.
Sistemit i arsimit në Prishtinë është i rënduar tmerrsishtë i shkatërruar, rënie e cilësisë të arsimit, duke degraduar e duke shkatërruar krejtësisht në heshtje, duke mos u kundërshtuar nga askush.
Kjo është mëkat i kushtueshëm me pasoja të mëdha.
Sistemi i procesit mësimor në shumë shkolla janë të përfshira me sistemin e ri të kurrekulës, fatkeqësisht na mungon gjithqka.
Fillimisht kësaj drejtorie i mungon drejtori, për të bërë zgjedhjen e shumë problemve e që kanë përfshire shumicën e shkollave. Shkollat janë shëndrruar dhe janë vënë në një presion politik nga kjo drejtori.
Eshtë politizuar gjithqka në shkolla: Duke larguar kuadro, duke shantazhuar, duke iu sajuar probleme, dhe duke sjellë gjendjen e shkollave në këtë gjendje që jemi.
Zyrtarët e kësaj drejtorie janë vënë dhe kanë marrur obligime dhe përgjegjësi joprofesionale dhe politike nga brigadat e kuqe.
Tani pothuajse të gjitha shkollat e Prishtinës janë futur në shumë probleme, tendeca, largime të kuadrave, ku së fundi inskenimin në SHFMU të Dardanisë. Zyrtarët e kësaj drejtorie respektivisht përgjegjësit janë vënë në një shërbim dhe lojë tepër të rrezikshme.
Besoj se do të ketë fund.
Sistemi i arsimit në kohërat më të vështira kemi ditur ta mbajmë, por tani dijm edhe ta mbrojmë, nuk do ti lejojmë ta shkatrrojnë për qëllime të sherbimeve dhe interesa të caktuara, anticilësi, antivlerë, antikombëtare.
Asnjë zyrtarë apo drejtor në Komunen e Prishtinës nuk është në gjendje ti merrë përgjegjësit e veta profesionale, por qdo her kërkesat apo problemet i kalojnë tek njëri tjetri. Po del se Komuna e Prishtinës është e kriminalizuar nga politika aktuale e tyre.
Shkollat janë përfshij në nepotizëm, familjarizëm, deri tek punësimet e individëve joprofesional, por vijë politike, duke filluar nga stafi teknik, motra edukatore, mësues, arsimtarë, drejtor etj.
Logjika dhe interesi shoqëror dhe shtetëror kërkon një veprim të menjëhershëm nga të gjitha shkollat duke ruajtur autonominë deri tek ruajtja e integritetit profesional dhe individual, qka do të thotë se duhet shkuar deri në kërkim dorëheqje për këtë drejtori”, shkruan ai.























