Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informojnë lidhur me situatën në akset rrugore pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës që kanë rënë ditëve të fundit ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Ndryshe nga dje, në qarkun e Kukësit kanë filluar rreshjet e borës. Gjatë natës ka patur temperatura të ulëta, të cilat kanë sjellë praninë e ngricave në rrugë. Kontraktorët kanë marrë masa për kriposjen e rrugëve. Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore gjatë paradites së sotme: Qarku Tiranë- Ne akset Trau Dajt- Qafë Mollë- Bizë, Trau Dajt- Antena, Qafë Priskë-Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.
Qarkullimi rekomandohet të kryhet me kujdes në orët e para të mëngjesit, pasi formohen ngrica në rrugë nga ulja e temperaturave gjatë natës. Qarku Durrës- Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku. Qarku Elbasan- Aksi Librazhd- Stëblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan- Gjinar kalohet normalisht, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Ka shembje në aksin Cerrik-Banjë, te diga (skarpatat e reja). Rruga është me një kalim për momentin, po punohet. Në aksin Elbasan-Librazhd- Qafë Thanë, vazhdon spërkatja me kripë në vendet ku ka formim ngricash. Duhen përdorur zinxhirët sidomos në segmentin Lunik- Stëblevë. Në akset e tjera të bëhet kujdes në orët e para të mëngjesit nga ngricat në rrugë. Qarku Berat- Në segmentin Kthesa Gllavë- Antena ka prani të ngricave. Edhe në segmentin Bogovë- Kakruke ka prani ngricash në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Qarkullimi në segmentin Kthesa Gllavë- Antena duhet të bëhet me zinxhirë. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë edhe në segmentin Bogovë-Kakruke.
Qarku Vlorë- Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit të bëhet kujdes nga ngricat në aksin e Llogorasë.
Qarku Gjirokastër- Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.
Qarku Korçë- Po vazhdon puna për hedhjen e kripës në akset ku ka prezencë të ngricave, pasi temperaturat gjatë natës kanë shkuar deri në -5 gradë. Afër doganës së Qafë Thanës ka patur një bllokim rruge, jo për shkak të situatës në rruge, pasi ky aks është plotësisht i kalueshëm, por nga një trajler. Janë marrë masat së bashku me policinë dhe situata është stabilizuar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit.
Qarku Kukës- Në këtë qark kane filluar rreshjet e borës. Është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.Ne akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash.
Ne aksin Bajram Curri- Qafe Morine, ka ngrica ne rruge nga ererat e forta dhe temperaturave te uleta. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto akse: Bajram Curri-Kam dhe K.Domaj- Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.
Qarkullimi ne aksin Bajram Curri – Qafe Morine rekomandohet te kryhet me zinxhire. Qarku Dibër- Vazhdon hedhja e kripës, për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi- Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste.
Ne aksin Skurraj- Burrel ka patur renie guresh ne rruge, por kontraktori ka marre menjehere masat per pastrimin e saj. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, ne aksin Qafe Bualli-Kraste, dhe ne segmentet Muhurr-Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodes. Kalimi me zinxhire behet edhe ne aksin U.Qytezes- Zerqan.
Qarku Shkodër- Gjate nates ka patur temperatura te uleta, prandaj po behet trajtimi me kripe i akseve. Ne segmentin nga fshati Vrith deri ne Razem ka prani ngricash ne e para te dites. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites, pasi temperaturat naten kane qene te uleta . Qarku Fier- Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në levizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier- Lushnje
Qarku Lezhë- Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar. Ne aksin Rrëshen- Qafe Bene, ka ngrica në orët e mëngjesit. Edhe në aksin Rrëshen-Tuneli Thirre ka vatra akulli te formuara nga ulja e temperaturave gjate nates. Keto vatra po trajtohen me kripe dhe nuk ka probleme ne qarkullim.Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire. Rekomandohet te qarkullohet me zinxhire ne aksin Rreshen-Qafë Bene, per shkak te ngricave ne rruge.















