Një shqiptar u arrestua në Forli të Italisë, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjet një sasi lënde narkotike.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndaluar nga një patrullë e “Guardia di Finanza” e Forli-t në dalje të autostradës “A14”, për një kontroll rutinë.
Por gjatë kontrollit, qeni antidrogë ka zbuluar gjysmë kilogrami kokainë të fshehur pas kilometrazhit të automjetit./G.S/














