Ishte kthyer në tmerrin e hoteleve në zonën e Triestes në Itali, e më në fund është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për të riun shqiptar, Armando Dervishi, 32 vjeç i cili është ndaluar gjatë ditës së sotme, bashkë me një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende.
Sipas policisë, i riu rrëmbente çelësat në recepsion dhe hynte në dhoma, duke grabitur sendet me vlerë. Por sot, një punonjës hoteli e zuri me “presh në duart” Dervishin dhe njoftoi policinë, duke e vënë në pranga.
Policia tha se, shumica e vjedhjeve të shqiptarit janë dokumentuar me anë të kamerave të sigurisë.















