Policia ka thënë se sulmet kanë nisur në orët e vona të së enjtes.
Dy burra në një motoçikletë kanë gjujtur acid drejt ngasësit të një motoçiklete tjetër dhe më pas i kanë marrë mjetin, ka thënë policia.
Katër sulme të ngjashme janë raportuar brenda 90 minutave.
Policia ka thënë se e kanë ndaluar një person të dyshuar dhe janë duke hetuar mundësinë që rastet të jenë të lidhura.























