Policia e Elbasanit ka arrestuar sot 63-vjeçarin Jorgaq Nishku, punonjës i një fondacioni që jepte kredi për banorë të ndryshëm. Ky person është ndaluar nga efektivat e policisë, pasi duke qenë me detyrë punonjës i Fondacionit për dhënie mikrokredie për fermerë, FAF kishte mbledhur këstet e kredisë por nuk i kishte dorëzuar në fondacion.
Dy banorë të Gramshit L. SH., 33 vjeç dhe I. A., 28 vjeç kishin marrë kredi pranë këtij fondacioni dhe këstet mujore ja paguanin rregullisht Jorgaq Nishkut e jo institucionit.
Dosja në ngarkim të tij i ka kalaur Prokurorisë së Elbasanit. Nishku akuzohet për “shpërdorim detyre”.














