Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes se informacionit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.
Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër, thuhet në fund të njoftimit.
Lexoni edhe:
http://lajmi.net/vrasje-ne-peje-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur/embed/#?secret=GHC3G3nY1Y























