Deniz, i cili zotëron nënshtetësi të dyfishtë, turke dhe gjermane, fillimisht ishte ndaluar nga policia më 14 shkurt.
Ai u mor në pyetje për katër orë të tera nga policia turke, ku ishte thënë: “Unë e dua vendim tim përkundër të metave dhe mangësive që ka”.
“Unë kurrë nuk kam qenë anëtar i çfarëdo organizate kriminale. Organizata e vetme anëtar i së cilës jam është Unioni i Gazetarëve Gjermanë,” ka thënë ai para policisë turke.
Duke theksuar se intervista e tij me figurën e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistan (PKK), Cemil Bayik ishte aktivitet gazetaresk, Deniz shtoi se ai po ashtu ka shkruar artikuj ku e kritikon PKK-në.
Por, gjykata turke ka vendosur se Deniz e ka prezantuar PKK-në si strukturë legjitime në intervistën e tij, duke pohuar se gjithashtu gjatë kësaj interviste ai i ka nxitur qytetarët turq dhe kurdë drejt dhunës.






















