Një ndër avokatët më të njohur dhe më të shtrenjtë në Greqi, ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të një shqiptari, i cili akuzohet për grabitje.
Shtetasi shqiptar që është proceduar penalisht në Kallamata të Greqisë, ka deklaruar se ai është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë.
Mediat greke raportuan sot se “në gjykatën e Kallamatës është gjendur dje (e hënë), avokati Aleksis Kougias (në foto), duke tërhequr vëmendjen e medias. Avokati i njohur ishte mbrojtës ligjor i një shtetasi shqiptar i cili mbahet në paraburgim për grabitje të mbetur në tentativë”.
“Lajmi nuk ishte më tentativa e grabitjes, as edhe fakti që i burgosuri kishte për avokat, mbrojtësin e njohur Aleksi Kougia, por fakti që i burgosuri ka deklaruar se është shofer dhe truprojë i kryeministrit të Shqipërisë”, citojnë mediat greke.
Ato shtojnë se “detaje të mëtejshme do të dalin në Korrik 2016 kur edhe të nisë procesi gjyqësor.