Rasati ka ndodhur në Rrugën ‘Fatmir Ukaj’ .
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë prerë një kafshë (lopë) pa ju nënshtruar procedurave ligjore dhe njëri nga të dyshuarit pa e bërë kontrollin nga inspektori i veterinarisë mishin e ka vënë në qarkullim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.























