Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një femër, ish zyrtare në Universitetin e Prishtinës.
Ajo akuzohet se për një shumë të caktuar parash në 56 raste u kishte lëshuar studentëve vërtetime si dhe ID kartela të falsifikuara.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.
















