Është arrestuar një person, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dje pranë shkollës së fshatit Muhovc të Ferizajt. Njëri nga të vrarët ishte pjesëtar i policisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, për KALLXO.com kom ka konfirmuar se dje rreth orës 17:30 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Masa e sigurisë për të arrestuarin pritet të caktohet sot.















