Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.






















