Familja shqiptare ishte arrestuar të shtunën, ku dy prindërit dhe një i mitur u morën në paraburgim. Ata ishin duke udhëtuar me tren natën. U konstatua se më herët i ishte refuzuar azili, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një kontrolli të zakonshëm në një tren ndërkombëtar të udhëtarëve, agjentët federalë, takuan edhe tre pasagjerë shqiptarë, që nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes. Çifti dhe vajza shqiptare ishin të regjistruar në Gjermani, por azili iu ishte refuzuar më herët.
Përveç kësaj zyrtarët gjetën se gruaja 28-vjeçare ishte duke u kërkuar nga prokurori në Monchengladbach. Ajo nuk kishte paguar një dënim mbi vjedhje, megjithatë, kishin para për ta paguar, për të parandaluar burgimin.
Ata pritet që të rikthehen në vendlindjen e tyre. Dihet se vendet e Ballkanit janë shpallur si të sigurta dhe nuk ka azil për ata persona që vijnë nga këto vende.






















