Vlera e saj mund të shkojë në 1 milion e 700 mijë euro nëse hidhej në treg. 31-vjeçari shqiptar, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia në dalje të rrugës për në Pescara.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit, agjentët e skuadrës së Pescara-s gjetën dhe 4 kg marijuanë, ndërsa pas hekurave përfundoi dhe gruaja e shqiptarit.
“Ky aksion është pjesë e punës së vazhdueshme të kontrollit të territorit”, -tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë së Pescara-s. Sakaq, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. /albeu.com






















