Policia fillimisht ka arrestuar një person, të cilit i janë gjetur dy lloje drogash në veturën e tij. Drogat e destinuara për shitje, janë 36.6 gram hapa të dyshuar për drogë sintetike dhe 242 gram materie e ngurtë e dyshuar për narkotikë të llojit ‘Spid’, thuhet në raportin e Policisë.
“Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar tjetër mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.