Si pasojë e breshërisë mbetën të vdekur në vend Arjet Saiti 42-vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi masakra dhe Gacalin Kopshti 30-vjeç. Të plagosur janë Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti vëllai i njërit prej viktimave dhe Kidas Molla. Këta persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Me të gjithë këta persona Parubi kishte njohje. Miklovan Parubi njihet si person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike në këtë zonë . Shpesh herë ai kishte luhatje të mëdha emocionale dhe bën pjesë në kontigjentin kriminal të evidentuar nga policia.






















