Një shtetas u prangos në flagrancë në Krujë, pasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri dhe një sasi e caktuar lënde narkotike.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin Lorenc Xhaja, 32 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Verjon, Krujë, atij iu gjetën iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë tip TT, një krehër me 6 fishekë, 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy automjete të tipit “Benz” dhe “Cherook”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./E.SH/















