Të tre të dyshuarit ishin pjesëtarë të “celulës terroriste të lidhur me terroristin Anis Amri, i cili kreu sulm terrorist në Berlin”, ka thënë sot Ministria e brendshme e Tunizisë.
Anis Amri, 24 vjeçar, është i dyshuar se ka sulmuar me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, më 19 dhjetor, duke i vrarë 12 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Policia tha se gjurmët e gishtërinjve të tij dhe kuleta e tij janë gjetur në kamion.
Amri dje është vrarë nga policia italiane, gjatë një kontrolli rutinor në një lagje të Milanos, pasi ai kishte hapur zjarr i pari.






















