Mediat italiane raportojnë se operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese dhe janë sekuestruar një sasi prej 22 kilogramësh kokainë, 30 kilogramë marihuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milion euro para kesh, shkruan Ora Neës.
Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës.
Të arrestuarit dyshohet se kanë importuar dhe tregtuar drogë në Milano.






















