• Latest
  • Trending
  • All

Arrestimet/ Arti i Rilindjes, estetizimi i grabitjes

17/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arrestimet/ Arti i Rilindjes, estetizimi i grabitjes

17/08/2023
in Aktualitet

Andi Bushati

Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër Kuti Pandore, atë të koncesionit të sterilizimit, të dhënë në fillim të mandatit të parë të rilindjes, vendosa, aty për aty, të rizhytem në arkiva, për të parë historinë e këtij mashtrimi fantastik. Në morinë e shumtë të lajmeve, më bënë përshtypje dy episode.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I pari ka ndodhur në nëntor 2013, vetëm dy muaj pas fillimit të punës së qeverisë Rama. Në atmosferën e përgjithshme të transformimit të Shqipërisë, kryeministri ka organizuar një takim gjysëm punë, gjysëm glamur, me 40 nga mjekët më të shquar shqiptarë, që ushtronin zanatin në perëndim. Të ardhurit janë mbledhur në sallën ceremoniale të Pallatit të Brigadave. Tubimi ka pasur një emër pompoz, një nga ato për të cilët ekspertët e komunikimit të pushtetit të ri janë magjistarë. Ai quhej: “Thuaji PO Shqipërisë”. Qëllimi ka qenë i shpallur, rikthimi i ajkës së bluzave të bardha në atdhe.

Por, është kurioze të shohësh fotot e kësaj ceremonie. Prej të gjithë atyre që ishin ftuar nga qeveria, rezulton të jetë kthyer vetëm një. Ai quhet Ilir Rrapaj dhe sot gjendet në burg për mashtrim me koncesionin e sterilizimit. Vërtet Rrapaj ka studiuar për mjekësi, por si shumë shqiptarë të tjerë, ai ka emigruar në Itali. Atje e ka lënë pas krahëve betimin e Hipokratit dhe ka hapur me familjarët e vet një kompani ndërtimi, me një punëtor të vetëm, me kapital 3 milionë lireta (1500 euro). Por kur në Shqipëri ndryshoi pushteti, aspiranti për murator, artizan apo biznesmen, paraqitet në mbrëmjen e Pallatit të Brigadave, natyrisht si mjek. Kolegët, që punojnë në klinika prestigjioze, nuk e njohin, por megjithatë ai ka vëmendjen përkëdhelëse të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe privilegjin e një poze me shefin e madh. Eshtë pikërisht kjo foto me Edi Ramën, që sot, pas arrestimit, po bëhet telef nga të gjitha mediat.

Kur e risheh atë, natyrisht që të lind pyetja. Pse të gjithë të tjerët i thanë Shqipërisë “JO”, dhe u kthye, tek pullë, ai që pak muaj më pas do të merrte një koncesion 100 milionë Euro? Pse i vetmi që u “peshkua” nga kjo mbrëmje luksoze qe një biznesmen që e pati braktisur zanatin? Çfarë instinkti patën profesionistët që nuk u joshën dhe ç‘nuhatje e shtyu emigrantin e dhënë pas fitimit, të ndjente erën e parasë?

Gjithsesi nga ajo pritje pompoze dhe e shumë reklamuar e fundvitit 2013, ne trashëguam 100 milionë të fituara me një garë, që dyshohet se është e falsifikuar, një koncesion, që nga 10 milionë të parashikuara, është rritur me 30% më shumë për çdo vit, spitale publike që duhet të reduktojnë numrin e operacioneve, pasi nuk përballojnë dot kostot e koncesionarit dhe çdo investim shtetëror të bërë deri në 2013, të falur tek privati.

Me këto tani po merret prokuroria, ndonëse edhe mediat edhe shoqëria civile edhe partitë e opozitës që e ka denoncuar, janë të ndërgjegjshme për batërdinë e bërë me sterilizimin.

Episodi i dytë që më tërhoqi vëmendjen në arkiva dhe që lidhet me pikëpyetjet e ngritura më lart është një bisedë e njeriut që pozoi katër vite më parë me Ilir Rrapajn. Në 2017, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama shkoi në emisionin e Ylli Rakipit, me një set veglash kirurgjikale në dorë. I bindur se do të pyetej për koncesionin problematik, ai nxori nga poshtë tavolinës disa gërshërë dhe bisturi të kohës së babaqemos dhe i krahasoi ato me pajisjet e futura në ambalazhe moderne, që furnizonte kompania e Rrapajt. Mesazhi i këtij shou: “kujtohuni ku ishit dhe shikoni ku po ju çoj unë”.

Ndonëse Edi Rama në këtë moment i dinte shumë mirë shqetësimet që kishte ngritur ish-ministri i shkarkuar i Financave, Shkëlqim Cani, për kostot e papërballueshme të PPP që pati dhënë, ndonëse ai i kishte mbi tryezë raportet e Kontrollit të Shtetit për abuzim, ndonëse vartësit e kishin njoftuar se 10 milionët e parashikuara në vit, kishin kapërcyer shumë më lart, aq sa të bëheshin pengesë për zhvillimin e operacioneve, ai i frynte anës estetike të problemit.

Në vend që të shqetësohej për abuzimin, ai merrej me “sterilizimin” e truve të publikut, duke e thjeshtëzuar aferën në krahasimin e ambalazheve mes dy palë llojeve të bisturive.

Po ta shohësh këtë episod në kontekstin e tanishëm, mesazhi është i njëjtë: “Mua më interesojnë pajisjet moderne kirurgjie, pak rëndësi ka se kush ka ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës time”.

Pra vjedhja nuk është e rëndësishme, dukja dhe shfaqja, natyrisht që po.

Por kjo praktikë po bëhet kaq vulgare dhe e zakonshme sa gjithkush ka të drejtën të mendojë, se pas fasadës gjoja të shndritshme, fshihet grykësia e një projekti kriminal. Estetika për së jashtmi, sado imponuese qoftë, nuk e fsheh dot thelbin e grykësisë. Edi Rama nuk e ka më luksin të thotë, mua më intereson një rrokaqiell i bukur dhe jo se të kujt janë paratë që e ndërtojnë atë. Ai nuk mund të fshihet pas shprehjes “do e pastroj vendin nga plehrat”, duke e lënë përgjegjësinë e milionave të vjedhura, tek ministrat që i kanë çuar në llogaritë e tyre paratë e buxhetit për inceneratorët. Ai nuk mund të tregojë më ambalazhet e reja të bisturive, ndërkohë që SPAK i ka mbushur qelitë me kokat e koncesionit të sterilizimit.

Kësaj strategjie i ka dalë boja dhe ajo mundet ta kamuflojë vjedhjen, pa aq sa arrin ta fshehë kufomën e një masakre, telajoja e një pikture.

Të para në retrospektivë, dy episodet që gjeta në arkivë, tregojnë të njëjtën gjë, alibinë estetike për justifikimin e një krimi banal. Nëse një tubim pompoz, me mjekët më të shquar në perëndim, na la trashëgim Ilir Rrapajn; nëse me demonstrimin e bisturive të sterilizuara, që ekspozoheshin tek Ylli Rakipi, fshihej një grabitje e madhe, regjisori i këtyre shfaqjeve nuk mund të jetë naiv. Me sa duket dhjetë vite më parë, Edi Rama ka vënë një bast me veten. Ai nuk ka dashur ta ndalojë grabitjen, ai ka synuar të estetizojë vjedhjen. Dhe për një kohë të gjatë duhet pranuar se ia ka dalë. Por tani kjo fabul ka skaduar: Tani shumica nuk pyesin më sa bukur e kanë bërë, por sa kanë përlarë?

Previous Post

McGonigal pranon fajësinë për shkelje të sanksioneve amerikane. Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë

Next Post

BIRN/ Koncesioni i Rinasit: terminal i mbingarkuar, çmime të kripura dhe fitime marramendëse

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

BIRN/ Koncesioni i Rinasit: terminal i mbingarkuar, çmime të kripura dhe fitime marramendëse

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.