Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë në Pallatin e Kongreseve.
Mirëpo, një incident u regjistrua gjatë fjalës së kreut të qeverisë. Një student u dëgjua të flasë me të lartë kundër tij, duke ngritur shqetësimin për largimin e mjekëve jashtë Shqipërisë.
“Arratisje…” u dëgjua një pjesë e fjalës së të riut.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët”, tha Rama.
Por teksa vazhdoi fjalimin duke folur për mbështetjen që qeveria u ka dhënë mjekëve të rinj, edhe përmes trajtimit me bonus mujor për ata që do të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, i riu ndërhyri sërish.
“A e di që vetëm broçkulla flet…”, u dëgjua me vështirësi zëri i tij përmes transmetimit Live në faqen e kryeministrit në Facebook.



















