Policia e Shkodrës njoftoi se ka shpallur në kërkim pedagogen D.K. të Universitetit Luigj Gurakuqi që u demaskua publikisht duke marrë 100 euro ryshfet për një provim nga një emision investigativ mbrëmjen e së hënës.
Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe tashmë po punohet për kapjen e saj: D.K. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP” në TV Klan janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyrë pedagoge në Universitetin , fakulteti Bio-Kimi në Shkodër i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S kundrejt pagesës me vlerë 100 euro.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : proçesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi ( me pedagogen e lartëpërmendur si dhe pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop”
Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.






















