Në Irak ka mbërritur ngarkesa e parë me municionet që u nis nga Shqipëria në ndihmë të kurdëve, të cilët po luftojnë me militantët e ISIS.
Lajmin për mbërritjen e armëve e konfirmoi Kryeministri i Kanadasë,Stephen Harper.
Ai tha se një avion ushtarak kanadez, C-177 , përfundoi misionin për shpërndarjen e parë të pajisjeve ushtarake për forcat kurde, të cilat u dhanë nga Shqipëria.
Në këtë mision ndërkombëtar Shqipëria u rreshtua krahas Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Danimarkës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kroacisë.
Qeveria shqiptare njoftoi javën e shkuar se si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere.















