Në arkivolin me të cilin zyrtarisht është varrosur Josip Broz Tito, nuk ka qenë kufoma e ish mareshalit të Jugosllavisë, por ai ka qenë i mbushur me zhavorr (dhe). Këto të dhëna i ka prezantuar në mediume Obren Gjorgjeviq, ish kryeshef i UDB-ës serbe.
“Kur vdiq Josip Broz Tito, disa anëtarë të kryesisë së RSFJ-së, para së gjithash Stevan Dronjcki dhe Stane Dollanc, kanë dashur ta balsamojnë kufomën dhe ta vendosin në Mauzole, njëjtë sikurse Lenini në Sheshin e Kuq në Moskë. Mirëpo trupi i Titos ka qenë plot me barëra të ndryshme, prandaj ka filluar të dekompozohet para kohe dhe të përhapë aromë kundërmuese. Për shkaqe mjekësore dhe higjienike, para së gjithash Dollanc, Mikuliq dhe Dronjski, vendosën që varrimi të bëhet pa trupin e tij. Në arkivolin që është ekspozuar në Kuvendin federal, ka pasur zhavorr”, ka deklaruar ish kryeshefi i UDB-ës serbe.
















