Të hënën në Prishtinë është mbyllur edicioni i dytë i ‘Javës së arkitekturës në Prishtinë ku pjesëmarrës ka qene edhe arkitekti anglez me renome botërore Peter Cook. Hulumtimi ka konsistuar në material arkivor të vlefshëm në pikëpamje antropologjike si dhe një udhërrëfyes mbi morfologjinë dhe strukturën e qyteteve kryesore kosovare. Arkitektet e rinj kanë shfaqur pjesën më të madhe të arkivit urbanistik të Kosovës duke shprehur indinjatën ndaj trajtimit të tipologjisë së hapësirave banuese nga sistemet e ndryshme në Kosovë në të kaluarën, përfshirë edhe atë të tanishmin.
Arkitektët përgjithësisht kanë vlerësuar se Kosova në 15 vitet e fundit nuk ka dëshmuar respekt për hapësirat e banimit dhe përgjithësisht është ndjekur qasja individuale në ndërtim, pa përfillur kriteret urbanistike dhe ato arkitektonike. Për rrjedhojë hapësirat janë degraduar dhe ato nuk ofrojnë pamje të pëlqyer dhe as përshtatshmëri në banim dhe ushtrim të aktiviteteve të ndryshme për grup moshat e caktuara siç janë parqet për të moshuar apo këndet rekreative-sportive për të rinjtë.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...



















