“Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta dhe ankuesit janë të shumtë”, tha policia në shtetin Viktoria.
Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi mori këshilla nga prokurorët.
Pell, i cili ka selinë në Vatikan, i mohoi akuzat.
Kisha tha përmes një deklarate se Pell do të kthehet në Australi, sa më shpejt që të jetë e mundur, “për të pastruar emrin e tij”.
Kardinali Pell nuk është vetëm kleriku më i lartë i Australisë, por edhe një nga zyrtarët më të lartë në botën katolike.
Për dy dekada ai ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i.






















