Ai e ka përmendur harresën e të kaluarës si një problem për Kosovën, duke theksuar se kjo mund t’i kushtojë popullit pasi që sipas tij, ata që harrojnë nuk e kanë fatin e mirë.
“Harresa po na kushton dhe do të na kushtojë e një popull që harron ndoshta ka fatin jo aq të mirë”, ka shkruar Avni Arifi në facebook, transmeton lajmi.net
Lexo postimin e plotë:
Patologët e Masakrave të Kosovës
Sot në portalet e Kosovës është lajm se si një patolog Serb don të dëshmoj në rastin Haradinaj. Nuk do të jetë befasi kur nesër në Kosovë të vlerësohet edhe qëndrimi i ish-shefit tē patologut prokurores hetuese Danica Marinkoviç. Këta patolog në vlerësimet e tyre kanë pas vlerësuar se masakra e Raqakut nuk ekziston, se vrasjet në Prekaz, Rogovë, Meje dhe çdo kund tjetër nuk kanë ekzistuar. Janë pikërisht këta patolog që i kanë shërbyer mbulimit të masakrave Serbe në Kosovë. Në procesin në Hagë shumë nga këta dëshmuan por Haga i kuptoj krimet e tyre. Mëkat që populli i Kosovës ka harruar krimet e Danica Marinkoviç dhe patologëve të saj kriminelë dhe sot komenton vlerësimet e tyre. Vlerësime kriminelësh nën petkun e ekspertizës. Harresa po na kushton dhe do të na kushtojë e një popull që harron ndoshta ka fatin jo aq të mirë.























