Këtë vendim siç ka thënë Arifi e kanë marrë bashkë me kolegët tjerë nga partia, për të marrë përgjegjësi tjera.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Të dashur miq,
Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet sot në konsultim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falënderoj të gjithë ata që veç ma kishin premtuar përkrahjen dhe njëkohësisht ju ftoj të gjithëve që të përkrahni kandidatët e AAK për deputet të Republikës së Kosovës”.






















