Punëtorët e mbledhur kanë kërkuar informate me gjendjen aktuale të kompanisë si dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.
Arifi po ashtu ka njoftuar punëtorët e Feronikelit se kërkesa e kompanisë ndaj AKP-së, që rrugën dhe minerien me zhvendos në minieren e Gllavicës është aprovuar.
Ndrysh kompania Feronikeli tash e disa muaj ka ndërprerë prodhimin, duke bërë që shumë punëtorë të kësaj fabrike të ndihen të frikësuar për humbjen e vendeve të punës.
Kujtojmë se kërkesa e Ferronikelit në AKP ishte që : Të lejohet zhvendosja e rrugës dhe hekurudhës në Minierën e Gllavicës, kujtojmë se Haxhi Arifi njëkohësisht është edhe anëtar i bordit të AKP-së.
Tubimi informues me punëtorët e Ferronikelit në këto momente ka përfunduar.























