Kjo nuk është vizita e parë e Gjinit të terren, pasi që ka më shumë se një javë që viziton rajonet e Gjakovës, në përpjekje për të marrë simpatinë si kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës, transmeton lajmi.net.
Gjini sot ka vizituar fshatrat Gërgoc, Bardhaniq dhe Zhabel, duke marrë kështu reagimet e banorëve për problemet që i shqetësojnë.
Ardian Gjini do të mundohet që në zgjedhjet e ardhshme lokale t’ia kthejë AAK-së Gjakovën, pasi që në zgjedhjet e kaluara Pal Lekaj u mposht nga Mimoza Kusari-Lila.























