Nga Xhevahir Gradica
Lajm i mirë nga Londra teksa një shqiptar është përfshirë në garën e madhe për të marrë mandatin e këshilltarit. Emigranti shqiptar Arben Neza është një ndër sfidantët shumë të vlerësuar nga Partia Konservatore e cila kërkon të rrëmbejë edhe mandatin e kryebashkiakut të Londrës në zgjehdjet e rradhë. Neza ka kaluar të gjitha sfidat partiake dhe tashme është de facto kandidat i fortë i mbështetur nga të gjitha strukturat politike.
Komuna Enfield e bashkisë së Londrës është përfshirë në zgjedhjet lokale për këshilltarë, të cilat do të mbahen të enjten e ardhshme, saktësisht me datë 6 maj. Partia Konservatore e djathtë i është përkushtuar me shumë këmbëngulje mbështetjes ndaj Nezës i cili studion master në diplomacy ndërkombëtare në Londër. Zgjedhjet në Enfield të bashkisë Londër janë të parashikuara për këshilltarë komune pasi laboristja deri para pak kohe në detyrë ka dhënë dorëheqje, ndërkohë që zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mbahen një herë në katër vite do të realizohen vitin tjetër. Komuna për të cilën bëhet fjalë ka afro 350 mijë banorë dhe ata do të vendosin edhe për fatin e këshilltarin Arben Neza nga rradhët e Partisë Konservatore.
Bashkëkombasi ynë ka 11 vite që është bërë pjesë e strukturave konservatore angleze, ndërkohë që është shumë aktiv në shtabin qendror për fushatën elektorale në Enfield, të Londrës. Pak kohë më parë Neza ka mbrojtur diplomën në Hoëvard Univesity për politikat dhe mediat në Amerikë për fushatën elektorale. Kandidati shqiptar është vlerësuar për aftësi drejtuese e menaxhuese, për komunikim e bashkëpunim gjë që ka bindur konservatorët tradicional t’ia besojnë atij të drejtën për t’u ballafaqur me elektoratin londinez në kuadër të zgjedhjeve në Enfield. Gjatë një muaji Neza ka mundur të realizojë disa takime e ballafaqime me të gjitha grupet e interesit të cilët kanë vlerësuar shkathtësinë, oratorinë dhe inteligjencën e djaloshit shqiptar. Promovimi i karrierës dhe synimeve në një sërë mediash vizive dhe të shkruara kanë shtuar besimin te 40-vjeçari. Neza përmes sakrificave të panumërta dhe peripecive në vitet e emigrimit në Itali e në Angli ka themeluar vite me parë kompaninë e tij në Londër gjë që ika dhënë mundësi të këtë shumë kontakte edhe me botën e biznesit, ndërkohë që në mënyrë sistematike thellon njohuritë përmes studimeve pasuniversitare.



















