Sipas Gecajt, Abdixhiku po sillet si Tarzani në xhungël për ta shpëtuar majmunin e frikësuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
Për mafinë me të re në Kosovë.
Lumir Abdixhikun e lexova para disa ditëve. Medja më shkoi tek prototipi i një mafiozi e një mafie e cila po zhvillohet intensivisht në kulturën tonë, e sidomos në politikë. Krejt kush din të shaj e nuk ka asgje tjetër të ofrojë, mirret me projeksione për tjetrin. Kjo mafi zhvillohet përmes perseritjeve te vazhdueshme të sekuencave ofenduese, denigruese e te frikshme per kundershtarin politik.
Kjo mafi ka strukture dhe ka armën e saj. Arma me e rrezikshme eshte emocioni, emocioni i krijuar nga efekti i perseritjes së vazhdueshme. Kjo mafi ne vendin tonë ka mandatin per shperndarjen e çertifikatave, vendimeve e udhezimeve se cili nga personat ne kete vend është tradhtar, patriot, hajn apo kriminel.
Kjo mafi quhet mafia emocionale, antaret e saj quhen mafiozët emocional. Ata denigrojnë e vorrosin per se gjalli, ata etiketojnë secilin që pak a shume nuk mendon si ta. Eh, tash Lumiri ne rolin e mafiozit emocional, javen e kaluar kishte prere bileten per hyrje ne politik, ai shkruante; „Te behemi te gjithe bashkë per ta parandaluar kapjen e shtetit“. Pra, sipas shkrimit te tij, ketu ne nuk ka ende asgje te kapur, por, kapja mund te vie tek pas zgjedhjeve. Kjo eshte metoda tipike e mafise emocionale . Ky lloj mafiozi paralajmeron dhe ndermjeteson pasigurinë dhe tmerrin te qytetaret. Ne rastin e Lumirit krejt kjo behet per dicka shume banale, Lumiri tash ka qef per te hy në politikë. Mafiozi emocional së pari duhet ta marr bileten, bileta eshte „shaj PDK-në e Kadri Veselin“. Mafiozi së pari paralajmeron kapjen e shtetit , pastaj kerkon partinë, kerkon ti behet vendi dikun ne politikë. Ai vjen si hero, si hero i ndryshimeve, si Tarzani ne xhungël, per te shpetuar majmunin e frikesuar.






















