Arben Frroku është arrestuar që më 6 mars në Holandë, por autoritetet shqiptare vonuan dërgimin e të dhënave për të identifikuar nëse ishte ai apo jo.
Kështu ka denoncuar kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po veprohet njësoj si në rastin e vëllait të Arben Frrokut, Mark Frroku, për të cilin u fsheh kërkesa e Interpolit për arrestimin e tij.
Sipas Alibeajt, u desh që çështja të bëhej publike nga ish-Kryeministri Berisha disa ditë më parë se i dënuari me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj është kapur në Holandë, e në këtë mënyrë autoritetet shqiptare t’u dërgonin të dhënat homologëve holandezë për identifikimin e Arben Frokut
“Arben Frroku është arrestuar më 6 mars por autoritetet shqiptare kanë vonuar dërgimin e dhënave. Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën kërkesën e Interpolit të Bruskelit, edhe këtë radhë i shërbyen krimit duke vonuar dërgimin e të dhënave. Ishte denomcimi publik i bërë nga z.Berisha që i bëri Tahirin dhe Ramën të dërgojnë të dhënat, tha Alibeaj.















