Kjo kërkesë i është parashtruar Gjykatës së Apelit ndërkohë që kryetarja e këtij institucioni nuk ka vendosur ende për këtë kërkesë prandaj seanca gjyqësore është shtyrë deri në një vendim të ri.
Ditë më parë, mbrojtja e Ivanoviqit kishte thënë se një gjyqtar që ka kombësi shqiptare nuk mund të jetë objektiv me të pandehurin serb.
Politikani serb, bashkë me Dragolub Delibashiqin, Aleksandar Lazoviqin dhe babë e bir, Ilja e Nebojsha Vujaqiqin akuzohen për krime të rënda, përfshirë edhe ato të luftës.
Ivanoviq ka dy aktakuza, një për vrasjet e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, ndërsa aktakuza tjetër atë e ngarkon bashkë me të tjerët për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.























