Avokatët, Filip Medarski dhe Jakim Naumov kanë njoftuar paraprakisht gjykatën se pë shkak gjendjes jo të mirë shëndetësor nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten në seancë.
Dy anulimet paraprake ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mungesës së avokatëve të tij.
Sipas Prokurorisë, Zaev ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov-Saçevliev ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht për dy euro për 1 metër katror për një vend ndërtimor në Strumicë, për të cilin biznesmeni ka qenë i interesuar ta privatizojë.























