Nurellari shpjegon se në vitin 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Gazeta New York Times 8 Mars,
TIRANË– Politologu shqiptar, Adri Nurellari së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi të vjetra ku shihet një artikull i “New York Times” para shumë vitesh, teksa ka shkruar për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson.
Nurellari shpjegon se në vitin 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë.
Por ndër të tjera ai tregon se patriotët shqiptarë çuditërisht mendojnë se krenaria kombëtare dëshmohet duke kundërshtuar apo sharë amerikanët.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook

“Not at Albania’s Cost”, Kështu shkruante New York Times, si sot 100 vjet më parë, për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson ndaj Fuqive të Mëdha për sa i përket Traktatit të Fshehtë të Londrës. Më 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë ( Pushtuesit italo-fashistë e ndruan në San Giovanni di Medua në 1939 ndërsa komunistët e rikthyer në Shëngjin pas luftës). Kjo përkujtimore vlen veçanërisht për sojin e ri të “patriotëve” që çuditërisht mendojnë se krenaria kombëtare dëshmohet duke kundërshtuar apo sharë amerikanët.”- ka shkruar Nurellari.




















