Ministria e Drejtësisë turke ka konfirmuar për kërkesën për ekstradimin e oficerëve turq ndaj autoriteteve në Athinë .
Oficerët turq, gjashtë pilotë dhe dy inxhinierë, kanë kërkuar azil në Greqi, pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi.
Gjykata greke i dënoi ata për hyrje të paligjshme në vend.
Turqia kërkon ekstradimin e të arratisurve, duke i quajtur ata puçistë.






















