Prej 6 muajsh një grup vullnetarësh të mbështetur nga Bashkia Shkodër, kanë krijuar një strehë për qentë e braktisur. Një ide krejtësisht origjinale, e para e këtij lloji në Shqipëri, përmes së cilës është bërë i mundur sterilizimi, vaksinimi dhe matrikulimi i qenve të rrugës, dhe jo eliminimi i tyre.
“Animals need me” është një ide e cila mbi 6 muaj ka bërë të mundur sterilizimin e rreth 150 qenve, ndërsa janë adoptuar nga familje të ndryshme rreth 70 të tillë. Aktualisht në strehën e ngritur me këtë rast janë rreth 30 qen të cilët kanë probleme të ndryshme dhe po trajtohen deri në shërimin e plotë të tyre. Eliminimi i qenve “rrugaçë” ka qenë dhe vazhdon të jetë një praktike e vjetër në vendin tone. Ky rast i këtyre vullnetarëve shmang totalisht eliminimin e tyre.
















