Gazmir Idrizi, 44 vjeç, pa një vendbanim të caktuar, është deklaruar fajtor për dy lloj dokumentash të falsifikuara, nga Gjykata e Magjistraturës së Kembrixhit, shkruajnë mediat britanike, transmeton Syri.net.
“Shqiptari që shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar tre vjet më parë duke përdorur pasaportë dhe kartë identiteti falso u zbulua kur policia vizitoi shtëpinë e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël.
Gazmir Idrizi, 44 vjeç, pa një vendbanim të caktuar, është deklaruar fajtor për dokumentat e falsifikuara nga Gjykata e Magjistraturës së Kembrixhit dhe u dënua me tre muaj burg.
Prokurori Paul Brown tha se policia vizitoi shtëpinë e Idrizit në Cambridgeshire të hënën kur Idrizi debatonte me shokun që ndante shtëpinë, për ish-të dashurën e tij.
Prokurori tha se “kur I pandehuri u arrestua për këtë çështje, policia zbuloi se ai dispononte një kartë greke identiteti dhe një patent greke me emër tjetër si dhe një kartë bankare.
Ai kishte gjithashtu dokumenta që deklaronin se ai kishte ardhur me avion disa vite më parë në Britani duke përdorur emra të ndryshëm.
“Gjërat u përkeqësuan për të pandehurin kur ai shkoi në rajonin e policisë për intervistë. Ai ishte pajisur me një përkthyes grek, por policia zbuloi se ai nuk mund të fliste greqisht.
‘Kjo e bëri të qartë se Idrizi ishte një shtetas shqiptar dhe pastaj ai i dha policisë emrin e tij të vërtetë, transmeton Syri.net.
Idrizi tha se ai i kishte blerë dokumentat falso për 5 mijë paund në Athinë në mënyrë që të mund të punonte në Britaninë e madhe dhe të hapte nëj llogari bankare.
Në intervistë ai tha se ishte nga Shqipëria, kishte tre fëmijë dhe kishte nevojë për të gjetur para pasi biznesi i tij i ndërtimit ishte “fundosur”.
Pas mbërritjes në Britaninë e Madhe, idrizi kishte punuar duke u paguar me para në dorë për të paguar dokumentat falso dhe kishte bërë dy punë, shtatë ditë në javë, me qëllim që t’i kthente paratë familjes së tij.
Brown tha se Idrizi që nuk kishte dënime të mëparshme u arrestua nga emigracioni pasi policia ishte e shqetësuar se mund të ikte nga Britania dhe të përdorte dokumentet e rreme për të mos u zbuluar.
Avokatja Jackui Baldwin tha se ndërsa idrizi punonte në Britani, kishte jetuar vetëm me pica dhe të gjitha paratë ia dërgonte familjes së tij.
Ajo tha se “ka shumë pak punë në Shqipëri dhe mjaft varfëri. Klienti im nuk ishte në gjendje të gjente punë për të mbajtur tre fëmijët dhe familjen e tij.”
Por, Idrizi do të kthehet mbrapsht në Shqipëri pasi të lirohet nga burgu,” përfundon artikulli i gazetës britanike./Syri.net















