Tre anëtarë të familjes Millovanoviq, kanë deklaruar në zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar, se nuk janë përndjekur nga shtëpia e tyre në Kosovë, nga i dyshuari Nehat Thaqi, citon tanjug avokatin e Thaqit, Sead Spahiq.
“Kjo është një evidencë se Nehat Thaqi nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe kërkojmë menjëherë shfuqizimin e ndalimit të tij”, ka deklaruar Spahiq.
Thaqit i është caktuar masa e paraburgimit 1 muaj dhe e njëjta skadon më 28 tetor.