• Latest
  • Trending
  • All

Analiza/ Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje, lista serbe paralajmëron bojkot

22/03/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analiza/ Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje, lista serbe paralajmëron bojkot

22/03/2023
in Aktualitet

A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gjithnjë e më e zëshme në veri të Kosovës, pasi Lista Serbe- partia kryesore e serbëve të Kosovës – ka thënë sërish se do ta bojkotojë procesin zgjedhor.

Për Dushan Radakoviqin nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në Mitrovicë të Veriut dhe Violeta Haxhollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, dilema nuk ka. Zgjedhjet e planifikuara për 23 prill, sipas tyre, janë ende në pikëpyetje.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në ditën kur afati për aplikim dhe konfirmim të subjekteve politike dhe të kandidatëve skadon, ata bëjnë thirrje për një marrëveshje urgjente politike.Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, as pas Ohrit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.
Dorëheqje kanë dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe dogana të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë shpallur fillimisht për 18 dhjetor 2022, por, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, janë shtyrë vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së tyre.

Lista Serbe, edhe atëherë, ka refuzuar pjesëmarrjen, edhe pse Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për riregjistrimine makinave, në bazë të një marrëveshjeje me Serbinë.

A ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve?

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me pyetjen nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në veri dhe a ka mundësi që të shtyhen sërish ato, nëse nuk ka kandidatë nga komuniteti serb, por nuk mori përgjigje.

Megjithatë, në mes të marsit, KQZ-ja ka njoftuar se subjektet politike dhe kandidatët e konfirmuar në nëntor për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit, 2022, e kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe se nuk kanë nevojë të aplikojnë më. Asokohe kanë qenë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy kanë qenë të komunitetit serb.

Dushan Radakoviç thotë se pa ndonjë marrëveshje të shpejtë politike, është mjaft e sigurt që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të shtyhen “me shumë gjasa për në qershor”. Ai argumenton se serbët janë larguar edhe nga komisionet komunale zgjedhore dhe se, thjesht, nuk ka kush ta organizojë të gjithë procesin. Një problem tjetër, sipas tij, është se pa marrëveshje politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nuk do të ketë ku t’i hapë vendvotimet.

“Pa ndonjë marrëveshje serioze politike dhe pjesëmarrjen e kandidatëve serbë, kam frikë se nuk do të ketë proces zgjedhor”, thotë Radakoviq për Radion Evropa e Lirë.
Deri më tash, praktikë ka qenë që vendvotimet të hapen në institucionet arsimore, por ato në zonat serbe funksionojnë në sistemin serb, kështu që ka mundësi që drejtorët të mos lejojnë që të shfrytëzohen objektet e tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars në Ohër, ka thënë se zgjedhjet në veri mund të shtyhen për në qershor.

“Nuk do të flas në emër të Listës Serbe. Thjesht, duhet të flas me ata njerëz. Duhet të shoh nëse [zgjedhjet] duhet të mbahen tani apo në qershor, do të shohim”, ka thënë Vuçiç.

Dy ditë pas kësaj deklarate të presidentit serb, Lista Serbe ka përsëritur qëndrimin e saj të mëparshëm se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, derisa të plotësohen kërkesat e saj, që janë: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Çështja e formimit të Asociacionit duhet të zgjidhet me Marrëveshjen drejt normalizimit, të mbështetur nga BE-ja, të cilën e kanë pranuar edhe Kosova, edhe Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 21 mars se “do të duhet të merremi me atë formulim sa i përket vetëmenaxhimit për komunitetin serb”. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen drejt normalizimit, por ende nuk dihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Për Asociacionin, ndërkaq, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në vitin 2013. Ai parasheh që serbët e Kosovës të kenë “juridiksion të plotë” në fusha të caktuara, si: planifikimi hapësinor, shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e kështu me radhë. Kurti, në disa raste, ka përsëritur se Kosova nuk mund të lejojë formimin e asociacioneve njëetnike, sepse, sipas tij, të tillat rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

Violeta Haxholli shpreh shqetësimin e saj se Lista Serbe sërish nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje dhe shton se autoritetet e Kosovës “duhet urgjentisht të krijojnë komunikim me të”.

Ajo vlerëson se Lista Serbe “po i bojkoton zgjedhjet për arsye politike” dhe se, në këtë kontekst, e vetmja zgjidhje është marrëveshja politike.

“Pa pjesëmarrjen e saj [Listës Serbe], zgjedhjet nuk kanë asnjë kuptim. Lista Serbe ka fituar shumicën e votave të komunitetit serb në Kosovë dhe komuniteti serb duhet ta ketë si opsion për ta votuar”, thotë Haxholli.

Lista Serbe ka fituar më shumë se 90 për qind të votave në proceset e mëparshme zgjedhore, por, në vitin 2021, BE-ja ka vlerësuar se kjo parti e ka “monopolizuar” jetën politike të serbëve të Kosovës.

REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a po bëhen negociata politike për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse ato janë opsion, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje./REL/

Previous Post

Në kërkim të Albin tradhëtarit

Next Post

Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.