Ngjarja tragjike e Shkodrës ku 2 ushtarakë humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit i cili po bëntë një stërvitje rutinë, nuk ka mbetur pa u bërë edhe instrument politik. E si në të shumtën e rasteve, ekskluzivitetin e gjithë shamatës politike e ka marrë në dorë ish-kryeministri Berisha.
Në mëngjesin e sotëm Berisha shkruante se sipas burimeve të tij helikopteri transportonte mermer drejt Vermoshit pasi sipas tij, rezidenca e ministres kishte nevojë. Ska vonuar edhe përgënjeshtrimi mbi këtë teori. Kompania SHEGA TRANS komunikoi se “Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje. Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje. Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit”
E pasi i ra kjo teori, në harkun e 2 orëve, ai nxorri teorinë tjetër. Këtë herë ishte “qytetari dixhital” i cili i shkruan Berishës se në fakt po transportohej njëfarë mielli nga ky helikopter. Por është i njëjti helikopter, ndaj bie dhe teoria e dytë e doktorit.
Kjo na kujton edhe 21 janarin, ku Berisha asokohe kryeministër në harkun e pak orëve ndërroi verisonin e tij të ngjarjes disa herë. Nga çadrat pistoletë te thikat me helm, pas një videoje ku dukej qartë nga dolën plumbat vrasës, ai do të ndërronte version. Kjo tregon edhe njëherë se në momente krize e sikleti, Berisha nuk e ka aspak problem të ndërrojë versionet e ngjarjeve. Këtë bëri edhe sot.
Por, përpos gjithë këtyre pseudongjarjeve që Berisha krijoi sot dhe vëmendjen e plotë mediatike që mori, me shumë mundësi rëndon një peshë tjetër e rëndë. Ajo quhet PANAMA PAPERS. Super investigimi i gazetarëve në parajsën e parave të jashtëligjshme nxorri se Shqipëria është e përshirë në këtë skandal.
I pari që doli ishte Ismail Mulleti, një biznesmen i cili që në 1992 ka patur marrëdhënie të ngushta me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Këtë e konfirmon edhe gazetari Mero Baze i cili njihet si gazetar që e njeh mirë politikën e këtyre 25 vjetëve dhe që ka nxjerrë në dritë jo pak të pathëna. Baze shkruante para pak ditësh “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. Sështë keq Burgu Bënçës”.
Si rrallë herë, Berisha heshti për këtë çështje dhe lidhjen e tij me biznesmenin Mulleti. Si rrallë herë, Berisha nuk reagoi as në Facebook e as në media. Sepse akoma nuk kishte ardhur momenti që do ja këpuste shpatullat. Dhe ndodhi. Pas Mulletit,një tjetër emër u punlikua nga PANAMA PAPERS. E këtë herë kishte lidhje direkte me të birin, “sy peshkaqenin” Shkëlzen Berisha. Ishte emri i Efraim Diverolit. Ishte biznemeni vrasës që u dënua në SHBA me 4 vjet heqje lirie për dërgimin e armëve dhe fishekëve në Afganistan.
“Emri i Diverolit është i njohur në Shqipëri pikërisht si ai i pronarit të firmës që merrte municionet nga Gërdeci. Fishekët kinezë që ai ia dërgonte nga Shqipëria ushtrisë amerikane në Afganistan duke u falsifikuar origjinën, çuan në arrestimin e tij në 2008-n.”, shkruajnë mediat.
Kjo e tërboi Berishën i cili si në 21 janar të 2011-ës, ndërtoi versionet fiktive të ngjarjes së Shkodrës për një arsye shumë të thjeshtë, frika nga PANAMA PAPERS dhe përfshirja e mundshme e të birit në listën e zezë.
Fakti që Diveroli, ortaku i “sypeshkaqenit” Shkëlzen Berisha është në atë listë ka bërë që Berisha të hidhet në sulm në krah krejt të kundërt, vetëm që të mund të përqëndrojë vëmendjen diku tjetër, larg skandalit Panama. Kjo taktike që në gjuhën e komunikimit quhet “Pseudongjarje” shërben për të larguar vëmendjen nga një temë e cila rrezikon reputacionin e subjektit. E subjekti që i cënohet Berishës është i biri dhe padyshim, vetë ai.
Ndaj sot Berisha i është sulur helikopterit duke e bërë herë me miell e herë me mermer, kur në fakt është veçse i larë me gjakun e dy djemve që sot, janë heronj të atdheut. Shmangja e vëmendjes nga përgjegjësitë e Gërdecit dhe parave të pista e të përgjakura është qëllimi i Berishës që deri diku e arriti sot. Në vijim ai do ketë një tjetër version të ngjarjes së Shkodrës, pasi kjo është e vetmja mënyrë që Panama Papers-i të mos jetë debat publik, debat i cili familjen e tij e bën të djerësijë.















